×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia vazhdon me provokime, hedh raketë supersonike në Detin e Zi

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 13:02

    Rusia ka lëshuar një raketë supersonike nga luftanija në Detin e Zi, në kohën kur tensionet me Ukrainën në rajon janë të larta.


    Hedhja e raketës “Vulkan” u bë pak kohë para arritjes së dy luftanijeve të Forcave Mbretërore Britanike për shkak të shqetësimit rreth sigurisë së Ukrainës dhe grumbullimit masiv ushtarak të Rusisë.

    Flota ruse e Detin të Zi tha se anija “Moskva” e hodhi raketën “Vulkan” përmes sistemit kryesor raketor për herë të parë në historinë moderne, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

    Burimet e forcave detare ruse thanë se raketa e goditi cakun në largësi prej 30.5 kilometrash. Një zonë e madhe detare u mbyll për lundrim nga 20 anije ruse, duke e bllokuar qarkullimin e anijeve të huaja. Këtë veprim të Rusisë e kanë kritikuar paraprakisht Shtetet e Bashkuara.

    Videoja e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, e cila e paraqiti si sukses hedhjen e raketës, bie në kontrast me një video tjetër që qarkulloi të enjten, ku një raketë e llojit “Kalibr” nuk zhvilloi trajektore të duhur dhe gati sa nuk e goditi anijen prej të cilës u hodh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!