×
  • Lajme
  • Botë

    Sa nuk u rrëzua: Kancelarja Merkel nuk dukej në gjendje të mirë gjatë takimit me presidentin ukrainas

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 17:07

    Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk dukej aspak mirë, ndërkohë që po e priste në Berlin sot për Presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelensky.


    Merkel po qëndronte pranë Zelenskyt në diell, ndërsa bendi ushtarak luajti himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës, kur ajo filloi të dridhej, transmeton Reporteri.net.

    Megjithatë, sipas AP, pas përfundimit të himnit, Merkel u duk më mirë dhe së bashku me presidentin ukrainas u nis drejt zyrës së saj.

    Megjithatë, përkundër shqetësimeve që u ngritën, kancelarja në një konferencë për shtyp tha se është mirë me shëndet.

    Ajo, një orë pas takimit me Zelenskyn, në një konferencë të përbashkët për shtyp tha se ata diskutuan çështjet bilaterale dhe procesin e paqes në Minsk. Kancelarja gjermane muajin e ardhshëm mbush 65 vjet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!