×
  • Lajme
  • Botë

    Sa të pafuqishëm jemi përballë së keqes – historia e trishtë që qëndron pas kësaj fotografie

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 8:55

    11 shtatori shënoi një nga sulmet më të rënda terroriste në historinë njerëzore. Sulmi  ndodhi në kullat e Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork ku humbën jetën më shumë se 3,000 njerëz.


    Të gjitha veprat e asaj dite u shënuan me fotografi të avionëve, kullave dhe rrënojave. Por një foto është më ndryshe. “Njeriu në rënie” është një fotografi nga autori  Richard Drewa dhe tregon një njeri duke rënë nga ndërtesa shumëkatëshe, gjersa në sfond ka një fasadë të papërshkueshme prej çeliku të kullës së Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

    Është kjo dita kur mijëra njerëz kanë humbur jetën, është dita që ka ndryshuar rrjedhën e historisë botërore dhe vdekja e një njeriu mund të duket e parëndësishme, transmeton Reporteri.net.

    Identiteti i personit, vdekja e të cilit është përjetësuar nga kamerat e Associated Press, nuk është verifikuar kurrë. Supozohet se gati dy qind njerëz u hodhën në vdekje të sigurta për të shmangur vdekjen edhe më të rëndë në flakët e kullave. Pas rënies së kullave, mijëra trupa u gjetën nën tonet e çelikut dhe betonit, gjë që e bëri më të vështirë identifikimin e viktimave. Në dy hetime të ndryshme,u spekulua për identitete të ndryshme të personit në rënie.

    Gazetari i parë Peter Canley nga “The Globe and Mail” i Kanadasë konkludoi se në foto ishte Norberto Hernandez, një kuzhinier në restorantin e Kullave të Famshme,  i vendosur në krye të tyre. Edhe disa anëtarë të familjes Hernandez ishin të bindur se ishte Norbert. Me një vështrim më të detajuar në fotografi të tjera, megjithatë, të afërmit arritën në përfundim se nuk bëhej fjalë për familjarin e tyre.

    Në një hetim të dytë nga revista Esquire, gazetari Tom Junod, arriti në përfundim se mund të bëhej fjalë për personin me emrin Jonathan Briley, 43 vjeçar, i cili punonte po ashtu si teknik në Windows.

    Drejtori i Windows,  Michael Lomonaco po ashtu tha se kishte gjasa shumë të mëdha që të bëhej fjalë për Bariley. Motra e tij më  madhe Gwendolyn gjithashtu mendon se në foto është vëllai i tij.

    Identiteti i personit në fotografi mbase nuk do të zbulohet kurrë, por ai do të mbetet i regjistruar në histori si treguesi më i madh i pafuqisë njerëzore përpara terrorizmit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!