×
  • Lajme
  • Botë

    S’e kishte testin për COVID, kryeministri malazez nuk lejohet të hyjë në Shqipëri

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 15:55

    Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, nuk është lejuar të hyjë në Shqipëri, pasi nuk ka pasur test PCR të vlefshëm apo certifikatë vaksinimi ndaj COVID-19.


    Kështu ka bërë të ditur gazetari malazias, Aleksandar Brezar, i cili ka ndarë një video në Twitter, ku makinat qeveritare shihen duke u kthyer në kufi.

    “Kryeministri i Malit të Zi është kthyer në doganën e Shqipërisë pasi nuk kishte test PCR ose pasaportë vaksinimi. Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, ka shkruar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!