×
  • Lajme
  • Botë

    Seanca konstituive e Parlamentit të Malit të Zi – më 23 shtator

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 14:07

    Seanca konstituive e Parlamentit të Malit të Zi do të mbahet më 23 shtator, ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq, pas konsultimit me përfaqësuesit e listave zgjedhore, raporton Vijesti, transmeton Koha.net.


    Sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, koalicioni “Vendosmërisht për Malin e Zi! DPS – Millo Gjukanoviq” ka fituar 30 mandate, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27, koalicioni “Paqja është kombi ynë” 10, kurse platforma “E zeza mbi të bardhën” 4 mandate.

    Socialdemokratët dhe Partia Boshnjake do të kenë nga tre deputetë, kurse SDP-ja dy.

    Nga një deputetë do të kenë Lista Shqiptare “Nik Gjeloshiu – Genc Nimanbegu” dhe koalicioni “Njëzëshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!