×
  • Lajme
  • Botë

    Selaniku hap varreza të reja pas rritjes së numrit të të vdekurve nga Covid-19

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 17:54

    Mediat greke kanë publikuar pamje të rënda që tregojnë se qytetarët në Greqi janë duke hasur vështirësi për të varrosur të afërmit që humbën jetën si pasojë e coronavirusit. Mungesa e hapësirës fizike ka bërë që bashkitë të hapin vende të reja për këtë qëllim.


    Imazhet vijnë nga Selaniku, i cili rezulton të jetë një nga qytetet më të prekur nga pandemia COVID-19. Ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në zonat e Thermit dhe Evosmosit.

    Shifrat e larta të viktimave kanë bërë që kryebashkiaku i qytetit të Selanikut të krijojë hapësira të reja tokësore për varrosjen e viktimave nga COVID-19.

    Ditën e djeshme Greqia regjistroi 2 186 raste të reja me coronavirus ndërsa numri i të vdekurve arriti në 89. Pjesa më e madhe e të prekurve dhe të vdekurve është shënuar në qytetet veriore, të cilat konsiderohen si vatra e infeksionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!