×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    Senatori amerikan kërkon që FBI ta hetojë menjëherë aplikacionin “FaceApp”

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 9:34

    Senatori amerikan Chuck Schumer kërkoi që të hapet një hetim ndaj aplikacionit FaceApp, i cili i bën përdoruesit të duken më të rinj ose më të vjetër.


    Në një dokument të publikuar në Twitter, Schumer e konsideron shumë shqetësues faktin se, “të dhënat personale të qytetarëve amerikane po përfundojnë në duart e një fuqie të huaj armike”.

    Shqetësime rreth privatësisë janë ngritur rreth kompanisë ruse Wireless Lab, e cila ka zhvilluar aplikacionin e që u bë viral.

    Në anë tjetër, FaceApp ka mohuar akuzat duke thënë se nuk i ruan fotografitë dhe nuk i grumbullon të dhëna e përdoruesit, por duke ngarkuar vetëm fotot specifike të përzgjedhur nga përdoruesit.

    Kompania vijoi duke thënë se të dhënat e përdoruesit fshihen 48 orë nga ngarkimi.

    “Edhe pse ekipi i zhvillimit të aplikacioni është në Rusi, të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në këtë vend. Ne mund të ruajmë një foto të ngarkuar. Arsyeja kryesore për këtë është performanca dhe trafiku: duam të sigurohemi që përdoruesi të mos ngarkojë foton në mënyrë të përsëritur për çdo veprim të editimit. Shumica e imazheve fshihen nga serverët tanë brenda 48 orëve nga data e ngarkimit”, tha FaceApp për TechCrunch.

    Schumer ka kërkuar FBI-së dhe Komisionit Federal Tregtar të hetojnë FaceApp. Thirrjet e tij vinë pak pasi Komitetit Demokratik Kombëtar paralajmëroi kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të 2020-së të mos përdorin aplikacionin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!