×
  • Lajme
  • Botë

    Serbët duke “festuar” rreth avionit të rrëzuar të NATO-s mbi Serbi më 1999

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 14:53

    20 vite më parë, filluan bombardimet e NATO-s mbi Serbinë, të cilat zgjatën 78 ditë. Pavarësisht triumfit me të cilën u kurorëzua në fund, fushata bombarduese 78 ditore, kishte edhe raste dëshpërimi dhe pengesash të shumta gjatë rrugës.


     Avioni  amerikan F-117 u rrëzua në ditën e tretë  të bombardimeve në një fshat të Serbisë, transmeton Reporteri.net

    Piloti i këtij avioni, më 27 mars ishte nisur nga baza Aviano në Itali, për të shkruar së pari në veri të Serbisë, pastaj zbriti ngadalë në jug drejt Beogardit ku lëshoi dy bomba, por gjatë rrugës u qëllua nga forcat ajrore serbe.

    Serbët sot e asaj dite vazhdojnë të ruajnë pjesë të avionit të rrëzuar si suvenir, në shenjë kujtese për triumfin e vogël të tyre.

    Në disa pamje të riaktualizuara së fundmi nga mediat serbe, shihen një numër i madh i serbëve që atë kohë ishin mbledhur rreth pjesëve të shkatërruara të avionit, të buzëqeshur duke festuar për triumfin e tyre të vogël. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!