×
  • Lajme
  • Botë

    ‘Serbet fatale’ që rrëzuan Qeverinë e Austrisë

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 11:39

    Në aferën “Ibiza”, e cila rrëzoi  shefin e grupit të deputetëve të FPÖ-së, Juhan Gudennus dhe zëvendëskancelarin austriak Heinz-Christian Strache, shkaktoi një krizë të rëndë politike në Austri, po del e përfshirë edhe një grua serbe, shkruajnë sot mediat serbe, transmeton Reporteri.net.


    Një agjente tregtare 30 vjeçare e pasurive të patundshme me prejardhje serbe lidhi ish-nënkryetarin e FPO-së, Johan Goudenus me një avokat me origjinë iraniane dhe kështu u ngrit kurthi në të cilin ra “Strach”.

    Supozimet janë se avokati vjenez, së bashku me një detektiv dhe me ndihmën e një gruaje letoneze, e cila u paraqit rrejshëm si mbesa e një miliarderi rus, ngriti kurthin që çoi në krizën e qeverisë austriake.

    Sa i përket gruas serbe, avokati e përdori atë për të ardhur deri te Gudenhausen, duke pretenduar se kishte një kliente për të.

    Për shumë vite ajo kishte qenë mike e familjes Gudenus dhe u u kishte thënë atyre se dikush është i interesuar për pronën e tyre.

    Ndryshe pas dorëheqjes së zv.kancelarit Heinz-Christian Strache, i cili u përfshi në një skandal korrupsioni me rusët Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka deklaruar se vendi do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme sa më shpejtë që të jetë e mundur. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=CMwXuuGYq44

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!