×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA: Gjurma e Armstrong të shpallet trashëgimi e njerëzimit

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 19:33

    50 vite pas 20 korrikut 1969, që vulosi gjurmën e njeriut në hënë, nuk ka asnjë normativë ndërkombëtare që të ruajë vendin e zbritjes.


    Atje, ku Neil Armstrong dhe shokët e tij, vendosën këmbën mbi tokën hënore; ku u vendos flamuri amerikan dhe ku u lanë disa suvenire nga misioni hapësinor Apollo 11.

    Ajo zonë, u quajt baza “tranquillity”. Tani SHBA kërkon që pikërisht gjurma e Armstrongut të shpallet trashëgimi e njerëzimit, në mënyrë që të mos lejohet shkatërrimi, nëse do të ketë të tjera zbritje të njeriut në hënë.

    Bashkë me gjurmën e këmbës së Neil Armstrong, edhe flamuri amerikan. Përvjetori i zbritjes së njeriut në hënë, ka ndezur edhe debatet për një lloj mbrojtjeje ndërkombëtare të trashëgimisë së lënë nga astronautët e NASA-s në satelitin e tokës.

    Në hënë, ndryshe nga toka ku ka ligje kombëtare dhe konventa ndërkombëtare që mbrojnë trashëgiminë historike, artistike dhe kulturore, dominon vetëm rregulli i traktatit të OKB, për hapësirën ndërplanetare të 1967, sipas të cilit, trupat qiellorë duhet të jenë të lirë për tu eksploruar dhe përdorur nga ana e të gjithëve.

    Me fjalë të tjera, kushdo që është në gjendje të zbresë në bazën “tranquillity”, mund të cenojë një trashëgimi analoge me sajtet arkeologjike në tokë. Dhe ky nuk është një shqetësim abstrakt në një kohë kur gara mes privatëve dhe qeverive për tu kthyer në hënë, është rindezur sërish.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!