×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA-ja u vendos regjim vizash zyrtarëve kinezë për shkak të shtypjes së myslimanëve

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 11:13

    Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do ta vendosin regjimin e vizave ndaj zyrtarëve kinezë që akuzohen për përfshirje në shtypjen e komunitetit mysliman në Kinë.


    Ky vendim erdhi pas një vendimi tjetër të ditës së hënë për t’i vendosur në listën e zezë 28 kompani dhe agjenci qeveritare të Kinës, të cilat janë të lidhura me keqtrajtimin e pakicës myslimane në rajonin e skajshëm perëndimor të Xinjiang-ut.

    Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pomepo, ka thënë se qeveria kineze e ka nisur një fushatë shumë shtypëse ndaj ujgurëve dhe kazakëve, por Kina i ka mohuar këto akuza, duke thënë se ato janë të pabaza, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Përmes një deklarate, Pompeo e akuzoi kinën për një varg keqtrajtimesh që ua ka bërë komuniteteve myslimane të ujgurëve, kazakëve, kirgizëve dhe grupeve të tjera të pakicave.

    Sipas tij, në mesin e keqtrajtimeve përfshihen ndalimi në kampe, mbikëqyrja e vazhdueshme me pajisje të teknologjisë së lartë, kontrollimi i rreptë i qëndrimeve për identitetin kulturor dhe fetar dhe kthimi i dhunshëm i personave që gjenden jashtë vendit.

    Regjimi i vizave pritet të zbatohet ndaj zyrtarëve të qeverisë kineze, anëtarëve të Partisë Komuniste të Kinës si dhe ndaj anëtarëve të familjeve të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!