×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA: Kina fshehu virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 23:08

    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik i bëri shpërthimit të termocentralit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986.


    Këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien tha se Pekini e dinte qysh në nëntor se çfarë po ndodhte me virusin, i cili e kishte origjinën në Wuhan, por gënjeu Organizatën Botërore të Shëndetit dhe i pengoi ekspertët e huaj që të merrnin informacion.

    “Ata lëshuan në botë një virus që i shkaktoi Amerikës triliona dollarë humbje ekonomike dhe tani na duhet të shpenzojmë për të mbajtur gjallë ekonominë tonë, për t’i mbajtur amerikanët në punë gjatë kësaj pandemie,” tha zoti O’Brien për televizionin NBC.

    “Fshehja që ata i bënë virusit do të hyjë në histori, së bashku me Çernobilin. Dhjetë ose 15 vjet më vonë do të shohim një program special në HBO për këtë temë,” tha ai duke iu referuar një miniseriali televiziv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!