×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA sanksionon kompanitë shtetërore bjelloruse pas devijimit të avionit

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 20:13

    Pas uljes së detyruar të një aeroplani pasagjerësh në kryeqytetin bjellorus, Minsk me një gazetar disident në bord, qeveria e SHBA tha se do të rivendoste sanksionet kundër nëntë ndërmarrjeve shtetërore bjelloruse javën e ardhshme.


    Shtëpia e Bardhë nuk i ka bërë publike emrat e nëntë ndërmarrjet shtetërore të prekura nga sanksionet, të cilat do të sanksionohen duke filluar nga e mërkura.

    ”Përveç kësaj, SHBA po bën një listë të sanksioneve të synuara kundër anëtarëve kryesorë të regjimit të presidentit Aleksander Lukashenko lidhur me shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe korrupsionin, falsifikimin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe ngjarjet e 23 majit”, deklaroi Jen Psaki, zedhënësja e presidentit amerikan, Biden, raporton ATSh.

    Masat e SHBA u shtohen sanksioneve të BE ndaj autoriteteve në Bjellorusi.

    Gazetari disident bjellorus, Roman Protasevich dhe partnerja e tij u arrestuan në aeroportin e Minskut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!