×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA: Sulmet me raketa nga Gaza kundër Izraelit duhet të ndalen menjëherë

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 18:07

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë me termat më të rëndë breshërinë e raketave të lansuara në Izrael. Kjo është një eskalim i papranueshëm kishte deklaruar Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price.


    “Derisa ne nxisim ndalim të përshkallëzimit nga të gjitha palët, ne po ashtu njohim të drejtën legjitimi të Izraelit për të mbrojtur veten, të mbrojë popullin e dhe territorin e vet”, ka shtuar Price.

    “Shtetet e Bashkuara do të mbesin të angazhuara tërësisht për të promovuar qetësinë në Jerusalem dhe ne mbështesim hapat e qeverisë izraelite të ndërmarra në ditët e fundit që kishin synim t’i shmangen provokimeve, përfshi edhe shmangies së konfrontimeve gjatë përkujtimit të Ditës së Jerusalemit si dhe vendimin e shtyrjes së vendimit sa i përket dëbimeve në lagjen Sheikh Jarrah”.

    Të hënën Sekretari i Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, kishte thënë se sulmet me raketa nga Gaza kundër Izraelit duhet të ndalen “menjëherë” dhe ju kërkoi të gjitha palëve të ulin tensionet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!