×
  • Lajme
  • Botë

    Shënohet viktima e dytë në Itali nga coronavirusi

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 13:24

    Gjatë ditës së sotme, coronavirusi ua ka marrë jetën dy personave në Itali, duke e ngritur kështu në 2,253 numrin e përgjithshëm të vdekje nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.


    Si pasojë e këtyre dy vdekjeve, regjioni i Lompardisë është bllokuar përkohësisht, derisa 50 mijë banorëve, iu është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

    I pari që viq, ishte një 78-vjeçar që u nda nga jeta në spital, ku u pranua dhjetë ditë më herët, derisa ankohej se është i sëmurë nga gripi sezonal.

    Viktima e dytë është një grua, e cila vdiq në shtëpi, duke bërë që të mbyllen menjëherë të gjitha dyqanet e asaj zone.

    Në këtë regjion, janë pesë mjekë dhe dhjetë banorë të sëmurë me coronavirus, pasi kishin frekuentuar të njëjtën kafene, ku dyshohet se edhe janë sëmurë.

    Sëmundja e coronavirusit, e njohur si Covid-19, deri më tani i ka infektuar 77,268 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!