×
  • Lajme
  • Botë

    Shkatërrohet banda shqiptaro – italiane e trafikut të drogës

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 17:43

    Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një organizatë kriminale, e përbërë nga shqiptarë dhe italianë, të cilët dyshohen për trafik të lëndëve narkotike. Hetuesit kanë hetuar gjithsej 7 vetë, ndërsa kanë arrestuar 2 prej tyre.


    Arrestimet janë bërë në qytetin e Altamurës, pas hetimeve prej më shumë se 1 viti të bëra nga Prokuroria e Barit. Banda shqiptaro – italiane dyshohet të jetë e përfshirë në trafik të lëndëve narkotike të llojit hashash, marijuanë dhe kokainë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

    Forcat policore kanë sekuestruar në provën e cilësisë materiale mbi gjysmë kilogram hashash, 64 gram kokainë, 244 gramë marijuanë dhe telefona celularë, transmeton bw.

    Me të akuzuarit tashmë pritet që të merret gjykata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!