×
  • Lajme
  • Botë

    Shkencëtarë synojnë ta klonojnë Jezu Krishtin, projekti që ka zemëruar komunitetin e krishterë

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 14:58

    Ndërsa të krishterët tash e dy mijë vite janë duke pritur për rikthimin e dytë të Jezu Krishtit, disa e kanë marrë atë shumë seriozisht, kështu që vendosën që gjërat t’i marrin në duart e tyre.


    Një grup i quajtur “Projekti i Ardhjes së Dytë” me ndihmën e shkencës dëshiron ta sjellë Shpëtimtarin në Tokë, transmeton Reporteri.

    Përkatësisht, anëtarët e saj planifikojnë të marrin një mostër të ADN-së së Jezusit, pas së cilës embrioni me ADN-në përkatëse do të implikohet në mitrën e një gruaje që do të vullnetarizojë për lindjen e klonit të Jezusit dhe nga e cila krijuesit e projektit nuk kërkojnë të jetë virgjëreshë.

    Megjithatë, përderisa iniciativat e tilla të disa individëve askush nuk i merr seriozisht, një iniciativë e ngjashme ekziston që nga viti 2017.

    Kështu, gjenetisti i Oksfordit, George Bizby dhe pastrori e teologu Joe Bazil bashkuan forcat për të gjetur ADN-në e Jezu Krishtit.

    Qëllimi përfundimtar i këtyre shkencëtarëve do të jetë klonimi i Jezu Krishtit.
    Ata besojnë se janë “në rrugën e duhur”, sipas shkrimit të së përditshmes kroate Dnevno.hr. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=1UPB1TZ_p5o

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!