×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 25 numri i viktimave të tërmetit në Turqi, 804 të lënduar

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 9:16

    Njëzet e pesë persona humbën jetën dhe të paktën 804 të tjerë u lënduan pas goditjes së tërmetit me magnitudë 6,6 ballë, i cili tronditi Izmirin në Egjeun turk të premten, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton AA,


    Të paktën 743 persona janë lënduar në Izmir dhe në provincat fqinje, pesë në Manisa, dy në Balıkesir dhe 54 në Aydın.

    Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se 435 njerëz janë duke marrë trajtim, ndërsa 25 gjenden në kujdes intensiv dhe nëntë janë duke iu nënshtruar operacioneve.

    Ai gjithashtu tha që 364 u lëshuan nga spitalet, pasi kishin përfunduar trajtimin dhe se ekipet mjekësore dhe të shpëtimit vazhdojnë të punojnë në Izmir për të “lehtësuar dhimbjen”.

    Sipas AFAD, pas tërmetit janë regjistruar të paktën 389 tronditje, prej të cilave 33 ishin me magnitudë mbi 4 ballë.

    Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përfunduar në tetë ndërtesa në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia, ndërsa puna vazhdon në nëntë të tjera, sipas ministrit të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, i cili tha se puna e vlerësimit të dëmeve ka filluar në ndërtesat publike.

    AFAD tha se tërmeti ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale (11:51 sipas kohët e Evropës Qendrore) në një thellësi prej 16,54 kilometrash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!