×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 29 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 22:07

    Numri i vdekjeve nga tërmeti i fuqishëm i së premtes në Turqinë lindore është rritur në 29.


    Deri më tani, 1234 njerëz janë raportuar të lënduar, ndërsa punëtorët e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për njerëz nën rrënoja, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), njofton Klan Kosova.

    Gjithsej 43 njerëz janë shpëtuar përfshirë një grua, e cila u nxor e gjallë 17 orë pasi shtëpia e saj u rrëzua mbi të.

    Një ekip studiuesish po vlerëson dëmin e shkaktuar nga tërmeti, me raportet fillestare që thonë se 72 ndërtesa u dëmtuan plotësisht.

    Pas tërmetit e fuqishëm në këtë rajon u ndjenë edhe të paktën 462 goditje, shumica e të cilëve ishin mbi 4.0 me madhësi.

    Tërmeti me madhësi 6.8 tronditi provincën Elazig të Turqisë natën së premtes. Dridhjet u ndien edhe në vendet fqinje përfshirë Sirinë dhe Gjeorgjinë.

    Presidenti Erdogan vizitoi rajonin e prekur nga tërmeti dhe ndoqi funeralin e dy viktimave.

    “Ne kemi pasur shumë tërmete por kombi është ngritur sërish me durim” , tha Erdogan, duke i kërkuar kombit të jenë të fortë në këtë fatkeqësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!