×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në mbi 800 mijë shifra globale e të infektuarve me koronavirus

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 15:59

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë në listë me më së shumti raste me koronavirus.


    Sipas statistikave që përditësohen në kohë reale, numri aktual i rasteve me koronavirus është 803 mijë e 11.

    Nga ky numër i përgjithshëm, janë shënuar 39 mijë e 25 viktima, ndërkaq 172 mijë e 396 janë shëruar.

    Me numrin e rasteve aktualisht në listë prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 164 mijë e 435 raste, duke vazhduar me Italinë me 101 mijë e 739 raste.

    Megjithatë, numrin më të madh të viktimave aktualisht e mban Italia, teksa shifra ka shkuar në 11 mijë e 591.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!