×
  • Lajme
  • Botë

    Shokuese: Paketon burrin e vdekur në valixhe, ndalohet gruaja në Aeroportin e Mynihut

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 20:29

    Një grua dhe vajza e saj janë ndaluar në Aeroportin e Mynihut, pasi disa oficerë gjetën skeletin e një burri të vdekur në valixhen e tyre.


    Gruaja 74-vjeçare nga Armenia po udhëtonte me vajzën e saj 52-vjeçare nga Greqia në Jernvan me një ndalesë transit në Mynih.

    Gjatë ndalimit, zyrtarët gjermanë të doganave zbuluan një kuti të pazakontë prej druri në një prej çantave, e cila rezultoi të përmbante një skelet njeriu. Gruaja e moshuar shpjegoi se burri i saj u varros në vitin 2008 pranë shtëpisë së çiftit në Selanik të Greqisë dhe tani po kërkonte të riatdhesonte kockat e tij, për t’u varrosur në Armeni, në vendin e tij të lindjes.

    Pas kësaj dëshmie, zyrtarët gjermanë u bindën se gratë nuk kishin kryer asnjë krim dhe i lejuan që të vijonin udhëtimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!