×
  • Lajme
  • Botë

    Shpallet fajtor për të gjithë akuzat polici që vrau George Floyd

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 23:19

    Derek Chauvin, efektivi i policisë 45-vjeçar që akuzohet si autor i vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në Mineapolis në majin e vitit të kaluar, u dënua për të tre akuzat ndaj tij.


    Juria ishte e përbërë nga 5 meshkuj dhe 7 femra, dhe debatoi për rreth 10 orë në dy ditë, fillimisht të hënën, duke u rikthyer sot me vendimin përfundimtar.

    Chauvin kishte deklaruar veten të pafajshëm për akuzat e ngritura, që ishin tre, vrasje e paqëllimshme e gradës së dytë, vrasje e gradës së dytë që nënkupton vrasjen e qëllimtë,  dhe të gradës së tretë, ku kjo e fundit nënkupton një veprim të qëllimtë për të shkaktuar dëm, pa asnjë respekt për jetën e tjetrit.

    Polici mund të gjykohej për të tre akuzat, ku dënimi parashikohet deri me 10 vjet për akuzën e parë, 40 vjet për vrasjen e gradës së dytë dhe 25 për atë të gradës së tretë.

    Siç raporton The Guardian, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”, Chauvin u dënua me 40 vjet burgim, por sipas udhëzimeve ligjore në Amerikë, dënimi mund të ulet.

    Po ashtu, vrasja e George Floyd dhe thirrja e tij “Nuk marr dot frymë!”, drejtuar policit, u bënë simbol i një vale proteste që kaloi edhe kufinjtë e Shteteve të Bashkuara, ku akuzave për arrogancën e policisë ndaj personave me ngjyrë iu bashkua edhe një përkrahje globale kundër racizmit, e drejtuar nga lëvizja “Black Lives Matter”.

    Verdikti u ndoq edhe nga vetë presidenti Joe Biden, që për rastin ndryshoi edhe takimet e tij institucionale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!