×
  • Lajme
  • Botë

    Shpenzohen 1.2 milion dollarë në kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit që dyshohet se vrau të dashurën, Gabby Petito

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 0:10

    Janë bërë gjashtë ditë që po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit, Brian Lundrie, i cili dyshohet se ka vrarë të dashurën e tij 22-vjeçare, Gabby Petito.


    Është bërë e ditur se deri tani janë shpenzuar plot 1.2 milionë dollarë në kërkimet që janë bërë, derisa thuhet se familja do paguaj shpenzimet e shtetit nëse zbulohet se ajo po gënjen për vendndodhjen e tij, shkruan Daily Mail, përcjellë Reporteri.net.

    Eksperti i kërkimit, Mike Hadsell, tha se 200 mijë dollarë po shpenzohe në ditë për kërkimin e tij nëpër këneta në Florida.

    Prindërit e 23-vjeçarit i thanë Policisë se për herë të fundit djali i tyre u tha se po shkon në Florida, në një pjesë malore, e tani të gjitha njësitet policore janë vënë në kërkim të tij në një zonë prej 10,000 hektarësh, por nëse rezulton se kanë mashtruar atëherë do të përballen me faturën.

    Ndryshe, trupi i 22-vjeçares Gabby Petito u gjet të dielën e kaluar, derisa të hënën ekspertizq e cilësoi si vrasje.

    Theksojmë se çifti ishin nisur për një turne me furgonin e tyre, por që shumë shpejt u kthye në tragjedi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!