×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthejnë zjarret në Norvegji, zhvendosen qindra njerëz

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 16:33

    Qindra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Norvegji për shkak të rrezikut nga zjarret që kanë shpërthyer në natyrë.


    Ekipet e emergjencës po përpiqen t’i shuajnë zjarret në pyje që janë ndezur në pjesën jugore të vendit.

    Banorët e 148 shtëpive janë larguar nga to afër qytetit të Sokndalit, ku zjarret filluan nga e marta. Policia ka njoftuar se zjarret janë ende jashtë kontrollit dhe ka paralajmëruar se erërat e fuqishme mund të ndikojnë në përshpejtimin e përhapjes së tyre, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Prilli po vlerësohet si periudhë shumë e hershme për paraqitjen e zjarreve në Norvegji. Ekspertët kanë paralajmëruar se zjarret mund të përhapn në përmasa dramatike në tërë kontinentin e Evropës.

    Vetëm gjatë këtij muaji, zjarret në natyrë kanë shpërthyer në Suedi, Gjermani, Norvegji dhe Britani të Madhe. Një zyrtar i Sistemit Evropian për Informata rreth Zjarreve në Pyje tha se zjarret në Evropë e kanë kaluar shkallën mesatare për këtë periudhë të vitit. “Ky sezon është shumë më i keq në krahasim me vitet e kaluara të kësaj dekade”, tha ai.

    Policia në pjesën jugperëndimore të Norvegjisë ende nuk e kanë të qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në pyje, i cili deri tash e ka djegur një sipërfaqe prej 7.5 kilometrash katrorë. Aktualisht në këtë zonë ka erëra me shpejtësi nga 9 deri 11 metra në sekondë dhe ky mot po e rëndon situatën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!