×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthen coronavirusi në Universitetin e Skocisë: Mbi 100 studentë në izolim

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 19:06

    124 studentë kanë rezultuar pozitivë në testin e coronavirusit. Studentët e Universitetit të Glasgow në Skoci janë futur në izolim ndërsa ekspertët e shëndetit janë alarmuar për përhapjen e vatrës së infeksionit.


    Ata thonë se numri real i të infektuarve mund të jetë deri në 600, duke pasur parasysh dhe studentë që nuk kanë bërë tamponin apo mund të jenë të infektuar por asimptomatikë, po ashtu kontakte të tyre.

    Autoritetet thonë se me shumë gjasë, studentët kanë qenë në festa duke u grumbulluar, çka ka sjellë dhe shpërthimin e virusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!