×
  • Lajme
  • Botë

    “Shpërthen” sërish deputeti ekstremist holandez: Ndaleni Islamin, ndaleni Ramazanin

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 13:15

    Deputeti holandez i së djathtës ekstreme, Geert Wilders, ka marrë edhe një herë vëmendje me një postim kundër Islamit. Ai kësaj radhe ishte shumë i drejtpërdrejtë: Ndaleni Islamin. Ndaleni Ramazanin.


    Wilders është kryetar i Partisë së Lirisë, por duket se praktikimin e fesë nuk e njeh si liri themelore të njeriut. Ai është deputet në Dhomën e Përfaqësuesve (Tweede Kamer).

    Ai njihet më së shumti për kundërshtimin e Islamit dhe të Bashkimit Evropian.

    Qëndrimet e tij e kanë bërë figurë kundërthënëse në Holandë dhe jashtë saj. Që nga viti 2004, Wilders ruhet nga truproja të armatosura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!