×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthim i fuqishëm, policia bllokon disa rrugë në Londër

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 18:44

    Disa rrugë në qytetin e Londrës janë mbyllur nga policia pas një “shpërthimi” afër një kulle në Londër.


    Sipas mediave britanike, dëshmitarët kanë raportuar se kanë dëgjuar “zhurmën me zë të lartë”, që njoftohet se vinte Kulla Heron, rreth orës 16.30 të enjten (9 maj).

    Një person ka shkruar në Twitter: “Dëgjuam një zë të fuqishëm që vinte nga Kulla Heron, një ndërtesë afër saj. Menduam fillimisht se ishte një bubullimë”, transmeton Telegrafi.

    Ndërsa një tjetër ka shkruar: “Nuk e di se çfarë po ndodhë në Kullën Heron, por dëgjuam një shpërtim masiv nga zyra jonë, afër”.

    Ndërsa Policia e qytetit të Londrës ka konfirmuar se disa rrugë kanë qenë të rrethuara rreth Kullës Heron për shkak të një “incidenti në vazhdimësi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!