×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthimi në portin e Bejrutit shkaktoi dëme deri në 5 miliardë dollarë

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 15:13

    Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, tha se shpërthimi në Portin e Bejrutit shkaktoi dëme në një vlerë prej 3 deri në 5 miliardë dollarë, raporton AA.


    Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve NNA në Liban, Abboud foli për herë të parë lidhur me koston që ka shkaktuar shpërthimi i fuqishëm që ndodhi dje në kryeqytet.

    Guvernatori Abboud deklaroi se dëmi i shkaktuar arrin në një vlerë nga 3 deri në 5 miliardë dollarë.

    NNA pak para shpërthimit njoftoi përfshirjen nga zjarri të depos numër 12 në të cilën ndodheshin lëndë plasëse në portin e Bejrutit. Ndërsa më pas në depo ndodhi shpërthimi i fuqishëm.

    Drejtori i përgjithshëm i policisë së Libanit, Abbas İbrahim, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në një depo ku mbaheshin shpërthyesit e konfiskuar më parë.

    Kryqi i Kuq i Libanit njoftoi se në shpërthimin e ndodhur në Bejrut humbën jetën 100 persona dhe u plagosën 4 mijë të tjerë.

    ]

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!