Shtatë nga 24 viktimat në Gaza ishin të një familje të vetme, 3 prej tyre fëmijë

Njëzet e katër persona, përfshirë nëntë fëmijë, në total, kanë vdekur në Gaza, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e kësaj enklave. 7 prej viktimave, 3 prej tyre fëmijë, raportohen të jenë të një familje e vetme. 


Viktimat mbeten në sulmet ajrore gjithë natës së shkuar të ushtrisë izraelite, e cila akuzoi militantët palestinezë për lëshimin e më shumë se 200 raketave.

‘The Guardian’ raporton se pas disa javësh të një dhune të ashpër në Jerusalem, grupi islamik ‘Hamas’ që sundon brenda Gazas, lëshoi një breshëri raketash drejt qytetit të shenjtë të hënën në mbrëmje, përcjell në shqip Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

Në Gaza, zyrtarët shëndetësorë thanë se shtatë anëtarë të një familje të vetme, përfshirë tre fëmijë, mbeten të vdekur nga shpërthimet, që në total lanë gjithsej 24 viktima.

Siç raporton ‘The Guardian’ nuk është e qartë ende nëse shpërthimi është shkaktuar nga një sulm ajror izraelit ose raketë e ‘Hamasit’ që ra shpejt.

Nga ana tjetër, ushtria e Izraelit tha se ka vrarë 15 “operativë” të Hamasit dhe një komandant batalioni të grupit islamik, shkruan Reporteri.net. Mjekët izraelitë raportuan se gjashtë civilë izraelitë u lënduan nga raketat, duke përfshirë të plagosur nga xhamat e thyer dhe copat tjera.

Javët e fundit, një përshkallëzim i madh i zemërimit është ngritur rreth okupimit gjysmë shekullor të Izraelit dhe kontrollit të tij gjithnjë e më të thellë ushtarak mbi palestinezët. Vetëm në Jeruzalem, qindra palestinezë janë plagosur në protestat që u zhvilluan gjatë fundjavës dhe u përhapën në zona të tjera të Izraelit dhe Bregut Perëndimor të okupuar. /Reporteri.net/.