×
  • Lajme
  • Botë

    Shteti danez pranon përgjegjësinë për rastet e abuzimit të fëmijëve

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 14:32

    Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, u ka kërkuar zyrtarisht falje qindra viktimave të abuzimit seksual, në shtëpitë e administruara nga shteti.


    Nga viti 1945 deri në 1976 fëmijët u abuzuan seksualisht, u rrahën dhe u droguan, u zbulua përmes një hetimi zyrtar, përcjellë albinfo.ch

    Abuzimi ndodhi në të gjithë Danimarkën. Përmes fushatave të ndryshme i është bërë thirrje për vite me radhë shtetit për të pranuar fajin.

    “Falje do të thotë gjithçka. Gjithë çfarë donim ishte paqja e mendjes”, tha njëri prej viktimave, Arne Roel Jorgensen.

    Gjashtëdhjetë e tetë vjeçari i tha BBC-së se si jeta e shumë fëmijëve ishte shkatërruar nga abuzimi.

    Kryeministrja u takua me dhjetëra viktima në rezidencën e saj zyrtare në Marienborg.

    “Do të doja të shikoja secilin prej jush në sy dhe të them më vjen keq”, u tha ajo atyre.

    “Unë nuk mund ta marr fajin, por unë mund të marr përgjegjësinë”, shtoi ajo.

    Shumë nga të pranishmit ishin me lot, ndërsa ajo tha se fëmijët ishin marrë nga prindërit e tyre, dhe në vend që të merrnin mbështetje dhe ngrohtësi, ata morën poshtërime dhe abuzime.

    Shumë nga viktimat kanë thënë se nuk kërkojnë dëmshpërblim, por zonja Rasmussen thotë se mund ta kuptojë këdo që e dëshiron atë.

    Bjorn Elmquist beson se duhet të ngrihet një komision dhe një fond për të vlerësuar kompensimin, pasi ai e konsideron abuzimin një shkelje të qartë të konventës së torturave që u përfshi në ligjin danez më 1984.

    “Nuk është thjesht një çështje që vetëm duhet shprehur keqardhje”, thotë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!