×
  • Lajme
  • Botë

    Shumë të infektuar me COVID-19, Franca përsëri me kufizime të ashpra

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 11:20

    Për shkak të numrit të madh të rasteve të raportuara me COVID-19, Franca ka hyrë në bllokimin e tretë kombëtar. Të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen për katër javë, po ashtu do të ketë edhe shtetrrethim nga ora 19:00 deri në 06:00.


    Të premten, numri i pacientëve të sëmurë rëndë nga COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) u rrit me 145 për qind, duke u cilësuar si “kërcimi” më i madh gjatë pesë muajve, shkruan BBC.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me koronavirus.

    Franca aktualisht ka rreth 5 mijë pacientë të shtrirë në kujdesin inteziv teksa në gjatë po të njëjtës ditë u raportuan 46 mijë e 677 raste të reja dhe 304 viktima nga COVID-19.

    Kufizimet hyn në fuqi nga dita e djeshme (e shtunë) dhe që nga dita e martë francezët do të kenë nevojë gjithashtu për një arsye të vlefshme për të udhëtuar më shumë se 10 km (gjashtë milje) nga shtëpitë e tyre.

    Presidenti Macron kishte shpresuar të mbante nën kontroll rastet e reja me COVID në Francë pa pasur nevojë të vendoste një bllokim tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!