×
  • Lajme
  • Botë

    Skandali i Universiteteve në SHBA, 15000 dollarë për të futur fëmijët në shkollë

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 23:06

    Janë shndërruar në imazhin e skemës më të madhe të mashtrimit për pranimin në universitet të zbuluar në Shtetet e Bashkuara. Aktorët e njohura Felicity Hoffman dhe Lori Loughlin u paraqitën të enjten në gjykatën e Bostonit, nën akuzën se kanë siguruar përmes ryshfeteve regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollat më elitare amerikane.

    Prokurorët besohet se do të kërkojnë nga 6 muaj deri në 2 vite burg për aktoret dhe dhjetëra prindërit e tjerë të përfshirë në skandal. Loughlin dhe Huffman thane vetëm pak fjalë, duke ja kaluar stafetën avokatëve të tyre.

    Qeveria thotë se ka e-mail-e dhe regjistrime që tregojnë se Loughlin dhe bashkëshorti stilist Massimo Giannulli kanë paguar 500 mijë dollarë për rekrutimin e vajzave të tyre në ekipin e Universitetit të Kalifornisë jugore, edhe pse asnjëra prej tyre nuk mere me sport.

    Në një video të publikuar në kanalin e saj në YouTube, Olivia Jade, vajza e Lori Loughlin, thotë: “Do të hyj brenda dhe shpresoj t’i balancoj gjërat por sinqerisht më pëlqen më shume të argëtohem dhe festoj. Nuk më intereson shumë shkolla”. Që prej shpërthimit të skandalit vajza e aktores ka humbur një sërë kontratash me kompani të ndryshme. Edhe Loughlin ka humbur gjithashtu role, transmeton gazeta tema.

    Ndërkaq, Hoffman akuzohet se ka paguar 15 mijë dollarë për të ndryshuar rezultatin e testit të pranimit të vajzës së saj.

    Arktitekti i skemës, Rick Singer, u shpall fajtor muajin e kaluar dhe vazhdon të bashkëpunojë me hetuesit.

    Mbi 30 prindër të tjerë janë përfshirë deri më tani në skandal, por paralajmërohen arrestime dhe akuza të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!