×
  • Lajme
  • Botë

    Skena të vërteta dimri në Serbi

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 9:26

    Pas një stuhie të vërtetë që përfshiu rajonin të martën mbrëma, këtë mëngjes më shumë se 10 centimetra borë u regjistruan në Zlatar të Serbisë, ndërkohë që temperatura raportohet në ketë rënë në rreth 0 gradë, transmeton Reporteri.net.


    Ndryshe gjatë ditës së djeshme edhe në Bosnjë dhe Kroaci u raportua për reshje të dendura bore.

    Reshje bore kishte edhe në Kosovë në zonat malore. Reshjet e dendura të borës gjatë ditës së djeshme u regjistruan në Rugovë të Pejës.

    Ndërkohë që kushtet meteorologjike janë qetësuar vendet e rajonit vazhdojnë të përballen me pasojat e vërshimeve që erdhën si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!