Skena tmerri në restorant: Sulmohet mysafiri, nxirret pistoleta para fëmijës dhe familjes

Një skenë e tmerrshme është regjistruar dje në një restorant në parkun Karagjorgje në kryeqytetin serb, Beograd.


Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së restorantit, tregojnë dy burra dhe një vajzë që kalojnë pranë tryezës ku po drekonin një i ri rreth të njëzetave, bashkë me familjen e tij, duke përfshirë edhe një fëmijë të vogël, përcjell reporteri.net.

Sidoqoftë, personi që kalon pranë tyre, kthehet mbrapa dhe godet të riun që ishte i ulur me familjarët e tij.

Ndërsa gjendja trazohet, sulmuesi merr pistoletën nga çanta e tij. Miqtë e tij pastaj afrohen dhe e nxjerrin nga objekti.

Në restorant shihet panika, ku të ftuarit fillojnë të largohen menjëherë.

Në momentin që sulmuesi nxjerr pistoletën, regjistrimet tregojnë se si i riu ikën me vrap nga frika se do të qëllohet me armë.

Siç raportojnë mediat serbe, policia ka identifikuar dy sulmuesit, dhe është në kërkim të tyre për arrestim. /reporteri.net