×
  • Lajme
  • Botë

    Sondazhet e nxjerrin fitues vetëm në një shtet Donald Trumpin

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 8:02

    Një fundjave e ngjeshur me fushatë elektorale në SHBA, republikani Donald Trump dhe demokrati, Joe Biden po vazhdojnë të kërkojnë besimin e amerikanëve.


    Trump fitoi Arizonën me tre për qind në zgjedhjet e fundit dhe republikanët kanë fituar shtetin në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1952 – përveç vitit 1996.

    Por sot është përsëri në lojë. Në votimin e senatit 2018, republikanja Martha McSally u mposht nga demokratja, Kyrsten Sinema, raporton BBC.

    Një sondazh i fundit nga Universiteti Monmouth sugjeron që Joe Biden po udhëheq në këtë shtet.

    Arizona është shtëpia e një popullsie të madhe mormonësh dhe New York Times raporton se mormonët janë ngopur me presidentin dhe kjo mund të jetë vendimtar për fitoren e Bidenit në Arizonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!