×
  • Lajme
  • Botë

    Sondazhet pas debatit, Biden në epërsi me 6 pikë ndaj presidentit Trump

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 12:17

    Sondazhi i parë pas duelit televiziv mes Donald Trump dhe Joe Biden, shfaq kandidatin demokrat në avantazh me 8 pikë ndaj rivalit republikan.


    Biden zotëron 50% të mbështetjes, kundër 42% të Trump. Për sajtin e specializuar RealClearPolitics, që llogarit mesataren e të gjitha sondazheve kryesore, kandidati demokrat zotëron një avantazh prej 6.6 pikësh kundrejt presidentit, ndërsa ka mbetur vetëm 1 muaj përpara zgjedhjeve.

    Vetëm 4% janë shprehur akoma të pavendosur, ndërkohë që 2% të amerikanëve kanë pohuar se nuk do të shkojnë të votojnë më 3 nëntor.

    Duke marrë shkas nga sondazhet e publikuara pas debatit, analistët theksojnë se avantazhi i Biden tregon se ai ishte fituesi i përballjes së parë televizive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!