×
  • Lajme
  • Botë

    Sot 13 të vdekur dhe 63 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 17:23

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 529 teste, ndërsa janë regjistruar 63 raste të reja me COVID-19.


    Në Shkup-42, Kumanovë-3, Tetovë-2, Prilep-2, Gostivar-1, Shtip-1, Manastir-1, Veles-2, Ohër-1, Strumicë-2, Kavadar-1, Negotin-1, Vinicë-1, Probishtip-2, Krushev-1.

    13 persona vdiqën, pesë pacientë nga Shkupi (69, 72, 77, 66 dhe 66), dy nga Velesi (66 dhe 80), tre nga Struga (74, 87 dhe 73), një pacient nga Kratova (52), një nga Krusheva (79) dhe një nga Demir Kapija (62). Pacientët vdiqën në spital.

    Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 88.992.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!