×
  • Lajme
  • Botë

    Spanja në momente kritike me infeksionin COVID-19

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 14:34

    Spanja – një nga vendet më të prekura në Evropë, edhe një herë po rrezikohet të jetë epiqendra e coronavirusit në botë.


    Analiza e shifrave zyrtare nga agjencia e lajmeve AFP tregoi se vendi raportoi mesatarisht 4,923 raste të reja ditore të COVID-19 gjatë shtatë ditëve të fundit.

    Mesatarja e përditshme e rastit për atë periudhë ishte më e lartë se ajo së bashku e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, transmeton Telegrafi.

    “Është një moment kritik, ne jemi në një pikë kur gjërat mund të përmirësohen ose keqësohen”, tha Salvador Macip, ekspert i Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Katalonjës.

    Ndryshe, autoritetet shëndetësore spanjolle deri më tani kanë regjistruar mbi 327 mijë raste me coronavirus dhe 28581 persona kanë ndërruar jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!