×
  • Lajme
  • Botë

    Spiuni izraelit kishte 17 të dashura, jeta e tij kthehet në film

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 19:40

    Jeta e jashtëzakonshme e një super-agjenti të fshehtë izraelit, që vepronte në Siri, është kthyer tani në një serial të suksesshëm në Netflix.


    Agjenti izraelit, Eli Cohen, luhet nga Sasha Baron Cohen (aktori i Alig G), dhe paraqitet si një Xhejms Bond me 17 të dashura, i cili i kishte dërguar izraelit shumë informacione nga Siria.

    Cohen shtirej si një eksportues i pasur mobiliesh në Argjentinë, organizonte festa me vajza seksi për elitën siriane, në mënyrë që t’u merrte informacione.

    Kontributi i tij ishte shumë i rëndësishëm për “Luftën 6-ditore” që Izraeli e fitoi kundër Sirisë. Por ai u kap nga forcat siriane dhe u ekzekutua.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!