×
  • Lajme
  • Botë

    Struktura më e rrezikshme ushtarake e Iranit, me ta do të përballet çdo fuqi që sulmon këtë shtet

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 16:53

    Sot, ato janë struktura më e përparuar ushtarake në Iran nën drejtimin e drejtpërdrejtë të një udhëheqësi fetar. Ata do të jenë të parët që do të përballen me çdo forcë që përpiqet të pushtojë këtë vend.


    Rojet Revolucionare Iraniane janë përfshirë në të gjitha luftërat në Lindjen e Mesme për dyzet vitet e fundit, direkt ose indirekt. Ndër të tjera, ata ndihmuan në krijimin e formacionit paramilitar të Libanit “Hezbollah”.

    Për shkak të ideologjisë së tyre anti-amerikane, anti-izraelite, Uashingtoni i ka klasifikuar ato si organizatë terroriste, gjë që vetëm sa e ka rritur popullaritetin e tyre në Iran. Siç pritej, janë pikërisht ata që mund të sigurojnë rezistencën më të madhe në rast të një lufte të mundshme për të cilën kanë folur të gjithë gjatë javëve të fundit, transmeton Reporteri.net.

    E gjitha filloi në vitin 1979, kur u rrëzua shahu i  fundit të Iranit, Muhamed Reza Pahlavi dhe ardhja në pushtet të klerit shiit, Ayatollah Khomeini. Udhëheqësi fetar urdhëroi që grupacionet e ndryshme të revolucionarëve fetarë, të cilët deri më tani ishin angazhuar organizimin e protestave kundër Shahut, duhet të bashkohen në një lloj milicie fetare. Kjo roje revolucionare që do të bëhej shtresa kryesore e regjimit të ri.

    Kjo strukturë ushtarake u dallua posaçërisht gjatë Luftës Iran-Irak të viteve 1980. Më pas u vendos që të formohen njësi të rregullta prej tyre.

    Gradualisht, roli i Rojeve Revolucionare të Iranit u bë gjithnjë e më i madh. Deri në vitet 1980, ata ishin bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Iranit. Megjithatë, ata kurrë nuk u shkrinë me njësi të tjera të rregullta. Trupat gjithashtu zotërojnë forca tokësore, aviacion dhe një marinë, si një ushtri e vërtetë. Ato kanë armë dhe pajisje luftarake ndër më të mirat. Për sa i përket numrave, është i barabartë me ushtrinë.

    Një njësi speciale shumë e rëndësishme brenda Kujdestarëve të Revolucionit Islamik është Kuds, e udhëhequr nga gjenerali i njohur Kasem Suleimani, tashmë i vdekur.

    Shtetet e Bashkuara i futën Rojet Revolucionare Iraniane në listën e grupeve të huaja terroriste, gjë që është e pashembullt, pasi kjo është hera e parë që një administratë në historinë e Shteteve të Bashkuara deklaron autoritetin e një qeverie të huaj si “organizatë terroriste”, transmeton Reporteri.net.

    Roli i Gardës gjendet përcaktohet me Kushtetutë dhe ajo i përgjigjet vetëm udhëheqësit suprem iranian, Ayatollah Ali Hammei.

    Pretendohet se Garda Revolucionare iraniane nuk është vetëm institucioni më i fuqishëm ushtarak në vend, por ka një ndikim të thellë në politikën dhe ekonominë e vendit dhe interesat e saj shtrihen në industrinë e ndërtimit, telekomunikacionit, automobilave dhe energjisë.

    Garda gjithashtu akuzohet për shtypjen e disidentëve brenda Iranit dhe përfshirjen në tortura dhe shkelje masive të të drejtave të njeriut. Përkrahësit e qeverisë iraniane, megjithatë, e konsiderojnë Gardën Revolucionare një “mbrojtës” dhe “kujdestar të revolucionit”. Garda është gjithashtu e përfshirë në shërbimet publike dhe veprimet e humanitare, të tilla si ndihma për viktimat e përmbytjeve masive që vazhdojnë në të gjithë Iranin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!