×
  • Lajme
  • Botë

    Studiuesit e islamit: Fjala “virgjëreshë” në Kuran është keqinterpretuar, bëhet fjalë për “rrush të thatë”

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 14:05

    Është thënë se se besimtarët që bëhen banorë të Parajsës do të shpërblehen me 72 virgjëresha atje. Por një numër në rritje i studiuesve dhe teologëve islamë kanë kundërshtuar këto interpretime.


    Në edicionin special të të CNN “Why they hate us” (Pse ata na urrejnë)  autori kanadez dhe studiuesi i Kuranit, Irshad Manji tha se fjala “e virgjër” në Kuran, në të vërtetë ka kuptimin “rrush i thatë”, transmeton Reporteri.net.

    “Askund në Kuran nuk premtohen 72, 70 apo 48 virgjëresha. … Fjala arabe për “virgjëreshë” është keqinterpretuar. Fjala origjinale që u përdor në Kuran ishte fjala për rrush të thatë, jo për virgjëresha. Me fjalë të tjera, që banorët e parajsës do të merrnin rrush të thatë në parajsë, jo virgjëresha”, u shpreh Manji.

    Po kështu, kolumnisti i New York Times, Nicholas Kristof tha se “gjuha arabe lindi si gjuhë e shkruar me Kuranin, dhe ka prova në rritje se shumë prej fjalëve ishin siriane ose aramaike.”

    Christoph Luxenberg po ashtu studiues, që merret me kërkime të tilla, tha se rrushi kishte më shumë kuptim për atë kontekst sepse parajsa përshkruhet si e bollshme me fruta sidomos rrush të bardhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!