×
  • Lajme
  • Botë

    Suedia akuzon Shërbimet Inteligjente ruse se qëndron prapa sulmeve kibernetike ndaj Konfederatës Suedeze të Sporteve

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 11:53

    Pas përfundimit të hetimeve dhe njoftimit nga Prokuroria suedeze se Rusia qëndron mbrapa sulmeve kibernetike ndaj Konfederatës Suedeze të Sporteve, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministres së Jashtme Suedeze, Ann Linde, e cila ka thirrur ambasadorin e Federatës Ruse në Stokholm për të ngritur shqetësimin e Qeverisë Suedeze për implikimin e Rusisë në sulmet kibernetike brenda territorit suedez.


    Në lidhje me rastin, ministrja Linn, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se ka thirrur në takim ambasadori rus dhe se sulmet kibernetike janë të papranueshme, serioze dhe kundër privatësisë dhe të dhënave të Konfederatës Suedeze të Sporteve.

    Bazuar në hetimet e dala nga zyra e prokurorit, mësohet se Konfederata Suedeze e Sporteve ishte hakuar nga dhjetori 2017 deri në maj 2018. Pas sulmeve kibernetike qëndron, “Qendra e 85-të” e Shërbimit inteligjent ushtarak rus GRU, e njohur ndryshe edhe si “Njësia ushtarake Nr. 26165”.

    Sulmet kibernetike ishin si pjesë e fushatës ruse kundër organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare anti-doping si WADA dhe USADA. Sulmet ruse kishin filluar pas suspendimit të atletëve rusë për përdorim sistematik të dopingut dhe falsifikim të rezultateve të doplingut të sportistëve ruse, ku ishin të implikuar agjentet e GRU-së.

    Sipas prokurorisë suedeze thuhet se GRU kishte arritur të kishte qasje ne të dhënat personale të atletëve suedezë, ku interesi kryesorë i tyre ishin të dhënat shëndetësorë të atletëve suedezë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!