×
  • Lajme
  • Botë

    Suedia braktis ‘modelin suedez’

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 15:17

    Me intensifikimin e valës së dytë të koronavirusit në Evropë, suedezët ngadalë po heqin dorë nga masat e buta, raportuan mediat lokale.


    Suedia ka ndaluar mbledhjet e më shumë se tetë personave dhe Kryeministri i Suedisë u ka thënë qytetarëve të mos shkojnë në palestra dhe biblioteka, si dhe të mos organizojnë darka dhe ahengje.

    Të dhënat e fundit tregojnë se Suedia, për sa i përket popullsisë, ka një normë më të lartë të rritjes së infeksioneve të reja, shtrimeve në spital dhe vdekshmërisë sesa vendet fqinje, raportoi Financial Times javën e kaluar.

    Javët e fundit, numri i rasteve të reja në baza ditore është në rritje në Suedi.

    Numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur gjithashtu në mënyrë dramatike: Ka më shumë se 1.000 pacientë me Covid-19 në spitale, që është 60 përqind më shumë se javën e kaluar, njoftoi televizioni shtetëror SVT.

    Shkalla e vdekshmërisë së koronavirusit në vend sot është një nga më të lartat në botë për sa i përket popullsisë, raporton “Business Insider”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!