×
  • Lajme
  • Botë

    Suedia regjistron katër mijë vdekje nga coronavirusi

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 19:00

    Suedia ka regjistruar gjithsej 4,029 vdekje nga koronavirusi, konfirmoi të hënën një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Shëndetit Publik për CNN.


    Kjo rritje e fundit e vdekjeve vjen pas një studimi të kryer nga shefi epidemiolog i Suedisë, Anders Tegnell. Ai zbuloi javën e kaluar se 7.3% e banorëve të Stokholmit kanë zhvilluar antitrupat e nevojshëm për të luftuar koronavirusin, transmeton lajmi.net.

    Rezultatet e prodhuara nga studimi, i cili u krye për të matur imunitetin e mundshëm të tufës në popullatën sudeze, ishin “pak më të ulëta” sesa pritej, sipas Tegnell.

    Agjencia e Shëndetit Publik thotë se planifikon të nxjerrë rezultate nga rajone të tjera, të cilat do të ndihmojnë për të siguruar një pamje më të qartë të imunitetit të tufave në popullatën suedeze.

    Ndryshe nga vendet nordike, Suedia vendosi të mos imponojë izolimin e detyrueshëm mbarëkombëtar, duke lejuar bizneset dhe shkollat të mbesin të hapura pavarësisht, shpërthimit të Covid-19 përbrenda vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!