×
  • Lajme
  • Botë

    Tronditet Franca, 2 personave u prehet koka në mes të qytetit

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 10:36

    Dy personave u është prerë koka dhe disa të tjerë janë plagosur me thikë, pas një sulmi terrorist në një katedrale në Nice, Francë.


    Sipas mediave lokale, sulmi nisi në orën 9 të mëngjesit, ndërsa policia rrethoi zonën dhe vuri në pranga autorin.

    Kryetari i bashkisë së qytetit, Christian Estrosi, shkroi në Twitter: ‘Unë jam në vendngjarje me policinë, e cila vuri në pranga autorin e sulmit. Konfirmoj se të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!