×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmohet me granatë dore konsullata ruse në Athinë

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 11:19

    Kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona në një motoçikletë duke hedhur sot në mëngjes një mjet të vogël përtej gardhit rreth konsullatës.


    Në konsullatën ruse në Athinë është hedhur një granatë dore e cila shpërtheu pa shkaktuar asnjë dëm, bëri të ditur sot policia greke. Në vendin e ngjarjes u dërgua një ekip çminimi.

    Policia ndërkohë ka rrethuar zonën rreth konsullatës e cila ndodhet në periferi të qytetit.

    Aktualisht, hetuesit janë duke kontrolluar nëse një motor pjesërisht i djegur i cili u gjet në qendër të qytetit është i lidhur me incidentin.

    Greqia ka një histori të gjatë të sulmeve mbi simbolet e pushtetit, pasurive të saj dhe të diplomacive të jashtme.

    Sulmuesit zakonisht vendosin pajisje më të vogla shpërthyese që nuk shkaktojnë dëmtime.

    Zyrtarët e policisë thanë në kushte anonimiteti se për sulmin në fjalë dyshojnë në grupin militant të krahut të majtë “Grupi i Luftëtarëve Popullorë”, i cili mori përgjegjësinë për sulmet mbi një televizion dhe mbi redaksinë e një gazete në dhjetor.

    Grupi i cili në Greqi njihet si OLA, konsiderohet përgjegjës për disa sulme me bomba dhe shpërthime të cilat kanë ndodhur nga viti 2003 e këndej.

    Anëtarët e lëvizjes më parë sulmuan rezidencën e ambasadorit gjerman në Athinë, kishin hedhur raketa mbi zyrën e një shitësi të automjeteve, ndërsa vënë edhe bomba në godinat bankare dhe në sallat e gjykatave.

    Asnjë sulm nuk ka shkaktuar viktima njerëzore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!