×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmohet Papa Françesku, gjatë parakalimit tradicional në Marok

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 15:24

    Papa Françesku së fundmi ishte në një vizitë në Marok e cila nuk kaloi pa incident.

    Gjatë kohës që Papa po bënte parakalimin tradicional, një person shkëputet nga turma dhe vrapon drejt makinës ku ndodhej Papa Françesku.

    Ai është ndaluar nga rojet e sigurisë që kanë ndërhyrë menjëherë.

    Së bashku me Papën po parakalonte paralelisht edhe Mbreti i Marokut, Mohammed. Makina e mbretit nuk ndaloi, ndërsa ajo ku ndodhej Papa shmangu agresorin.

    Mediat e huaja kanë theksuar faktin se personi që u sul drejt makinës së Papës, kishte kaluar rrethin e parë të sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!