×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmuesi i xhamive në Zelandë të Re po mbahet në burgun me siguri më të lartë

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 17:12

    I akuzuari për sulmin terrotist në Christchourch në Zelandë të Re është duke u mbajtur në siguri maksimale në burg.


    Brenton Tarrent është nën vëzhgim 24 orë dhe atij i është ndaluar qasja në gazeta, televizion apo radio, kanë konfirmuar për Daily Mail.

    Pa qasje në informacione të jashtme, Tarrant nuk do të jetë në gjendje të marrë raporte mbi masakrën në xhami ku ai po akuzohet.

    Autoritetet janë duke u përpjekur që të mos zbulohet vendndodhja e saktë e 28-vjeçarit.

    Detaji i vetëm i lëshuar nga zyrtarët është se Tarrant po mbahet në një institucion special të sigurisë, transmeton Indeksonline.

    Megjithatë, ajo që dihet është se aktualisht ai është në burgun Parmoremo, 25 km në veti të Auckland.

    Ky objekt është i vetmi ku ka siguri maksimale në Zelandë të Re, është vendi ku dërgohen kriminelet me të rrezikshëm të vendit.

    Po ashtu, Tarrantit i është ndaluar të ketë vizitorë.

    Ndryshe, të premten e kaluar, Tarrant vrau 50 mysliman të cilët po merrnin pjesë në lutjet e xhumasë në dy xhami në Zelandë të Re. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!