×
  • Lajme
  • Botë

    Takimi Zelensky-Putin, Rusia: Takim pozitiv me Presidentin ukrainas

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 23:15

    Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u takua sot me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky për të biseduar mbi një marrëveshje dhe kushtet për vendosjen e paqes në Ukrainën jugore.


    Gjithashtu në tavolinën e takimit ishin prezent dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron sëbashku me Kancelaren gjermane Angela Merkel në rolin e ndërmjetësuesve.

    Liderët e dy shteteve biseduan për të mbyllur një luftë pesë vjeçare mes Ukrainës lindore dhe rebelëve separatist të cilët mbështeten nga Rusia.

    Si pasojë e luftës mes dy vendeve kanë mbetur të vrarë 13 mijë persona.

    Së fundmi Zelensky ka hedhur hapin e parë drejt paqes mes dy vendeve, një hap që nuk është pritur mirë nga shumë vende të tjera duke e konsideruar si një nënshtrim ndaj Rusisë.

    Pavarësisht se takimi i parë nuk ka rezultuar në arritjen e marrëveshjes së paqes, Putin ka deklaruar me nota pozitive përballjen e parë pas shumë vitesh mes dy liderëve politik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!