×
  • Lajme
  • Botë

    Talebanët shtojnë kontrollet, pengojnë njerëzit që duan të shkojnë në aeroportin e Kabulit

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 7:52

    Talebanët thuhet se e kanë bërë të vështirë për njerëzit që të shkojnë në Aeroportin e Kabulit duke ngritur pika kontrolli në rrugë.


    Rreth 4,500 ushtarë amerikanë po kontrollojnë aeroportin, por të gjitha rrugët që çojnë atje janë nën kontrollin e talebanëve.

    Talibanët veçanërisht nuk po i lejojnë afganët që nuk kanë dokumente udhëtimi të shkojnë në aeroport.

    Por, mediat ndërkombëtare, raportojnë se edhe ata me dokumente të vlefshme kanë pasur vështirësi për të shkuar në aeroport.

    E gjithë kjo pasi mijëra njerëz dynden aeroportin në një përpjekje të dëshpëruar për të ikur nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit gjatë fundjavës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!